Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në Prizren.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/