Një person është arrestuar në Fushë Kosovë për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 10:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, për të cilin bashkëshortja e tij viktima femër K/Shqiptare ka raportuar për rastin”, thuhet në raport.
Viktima ka marr tretman mjekësor dhe e njëjta me kërkesën e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim