Një person është arrestuar të hënën në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij (gruan dhe vajzën).
Si pasojë e sulmit, siç thuhet në raportin policor, viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësorë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/