Site icon Telegrafi

Një aromë e duhur për ju

▪ Provojeni parfumin në mëngjes, kur hunda nuk ka thithur aroma të tjera.
▪ Mundohuni të mos të ndikoheni nga forma e shishes, emri i parfumit.
▪ Shmangni vendosjen e kremrave ose produkteve të tjera aromatike në lëkurë.
▪ Shmangni hedhjen e parfumit tek bizhuteritë.
▪ Provoni deri në 3 parfume në seancë, për të shmangur konfuzionin e aromave.
▪ Testoni aromën në zona të tilla si kyçi i dorës, qafa, ose mbas veshit.
▪ Kërkoni këshilla nga të afërmit tuaj.

Si të ruani aromën e parfumit?
Shumë njerëz mbeten besnikë të një arome për shumë vite, ndërsa të tjerë ndryshojnë me stinët. Cilado qoftë zgjidhja juaj, keni dëshirë të ruani sa më shumë aromën e parfumit. Për të arritur këtë, mbajeni atë larg nga lagështia, ngrohja dhe ndryshimet e temperaturave.

Nëse këto rregulla nga Living respektohen, atëherë parfumi juaj do të zgjasë nga 1 deri në 3 vjet. Aroma e një shishe që nuk është hapur mund të ruhet për vite. /Telegrafi/
 

Exit mobile version