Telegrafi

Një armë “Kallashnikov” është zhdukur nga stacioni policor në Karposh

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar informacionin e mediave të caktuara se një armë automatike “Kallashnikov” është zhdukur nga stacioni policor në Karposh.

Për momentin nuk dihet se kur është zhdukur saktësisht arma dhe kush e ka marrë atë.

“Gjatë kontrollit të kryer me datë 08.07.2024 është konstatuar se në periudhën kohore 19.06.2024 deri më 08.07.2024, në DPB Karposh ka munguar një armë automatike, si për të njëjtën është njoftuuar kontroll i brendshëm në kuadër të MPB-së, ndërsa nga DPB Karposh është hartuar plani për marrjen e të gjitha masave të nevojshme operativo-taktike për gjetjen e saj”, thonë nga MPB./Telegrafi/