Site icon Telegrafi

Një ari shtangu vizitorët e një plazhi të Florida-s

Vizitorët e një plazhi në Destin të Florida-s u befasuan kur panë se një ari i zi po notonte përkrahë tyre.

Ariu i kishte shtangur të gjithë kur po notonte në mesin e shumë njerëzve aty dhe po ngutej të shkonte drejt bregut, transmeton Telegrafi.

“Ariu ishte shumë larg”, tha Chris Barron, i cili regjistroi pamjet. “Shumë njerëz filluan notonin. Isha i shqetësuar se ishte një peshkaqen. Eca dhe mendova se ishte një qen”.

Barron tha se ariu po notonte pranë vëllait të tij dhe djalit 12-vjeçar.

“Në këtë moment kuptova se ishte një ari dhe fillova të bëja një video. Derisa vazhdonte të notonte ai arriti në breg”, tha Barron. “Unë mendoj se shumica e njerëzve u çuditën në vend se të frikësoheshin. Askush nuk priste të shihte një ari në Gjirin e Meksikës”. /Telegrafi/

Exit mobile version