Mediat amerikane raportojnë për një video që tregon një ari në shoqëri të pazakontë, duke bredhur në periferi të Los Angelosit.
Pak do të kishin pritur që një bishë pylli – ndoshta në kërkim të ushqimit – do të vinte mes njerëzve së bashku me dy kojotë.
Ngjarja ka ndodhur në Tuyunga, ku një kamerë para shtëpisë së Ryan Maynardous ka kapur skenën e pazakontë, raporton UPI.com.
Ariu shkoi i pari, si të thuash, në “zonën e zbulimit”, ndërsa kojotat ishin në “sfond”.
Mediat lokale raportojnë se i njëjti ari ka shumë të ngjarë të jetë parë një javë më parë në periferi të Sunland-Tujunga dhe Chatsworth.
Në një rast, ai doli ballë për ballë me ekspertë të jetës së egër, të cilët e futën në gjumë dhe e kthyen në habitatin natyror. /Telegrafi/