Telegrafi

Një ari hyri në oborr dhe reagimi i mikpritësit do t’ju tronditë: Mos e provoni këtë

Ekspertët theksojnë se në rast të një “takimi nga afër” me një ari të zi, duhet të bëni zhurmë, të tundni duart dhe të përpiqeni ta trembni.

Aktori kryesor i videos së radhës, i quajtur Mike, vendosi për një taktikë tjetër, të cilën pavarësisht nga rezultati – ne nuk e rekomandojmë fare.

Në fillim shohim kafshën duke “pushtuar” një festë buzë liqenit dhe video është shfaqur në Instagram më 5 shtator.

Duket se është një oborr i hapur ku ka më shumë njerëz, duket se ka edhe fëmijë dhe Mike i lartpërmendur ka vendosur ta shohë “mysafirin e paftuar” jashtë pronës.

E drejton drejt portës, por ariu nuk dëshiron të dalë. Ai ia bëri të ditur burrit këtë duke e goditur në bark me putrën e tij.

Mirëpo, Mike është i vendosur ta “përzërë jashtë” dhe drejton gishtin drejt rrugës, sikur të ndiqte një qen, jo një grabitqar të rrezikshëm.

Kafsha përfundimisht u bind dhe u drejtua drejt koshave të plehrave aty pranë, dhe Mike ngriti këmishën e tij për të zbuluar shenja nga kthetrat që nuk ishin naive.

Videoja dyshohet se është regjistruar në Pensilvani, më saktësisht në pjesën pyjore të shtetit Poconos ku jeton një popullatë e madhe arinjsh të zinj.

E përsërisim edhe një herë, Mike ishte me fat që ariu nuk bëri asnjë lëvizje më agresive, sepse në atë rast kjo histori do të kishte qenë tragjike. /Telegrafi/