Telegrafi

Një ari me dy këlyshë është kapur nga kamerat në një rrugë në Mavrovë

Foto: Arkiv

Një ari me dy këlyshë është kapur nga kamerat në një rrugë në Mavrovë. Videoja është publikuar në platformën sociale “X” (i njohur më parë si “Twitter”).

Banorët e këtij rajoni vitet e fundit, e sidomos ai i mëparshmi, kanë vuajtur nga numri i madh i arinjve, të cilët për shkak të mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, kanë hyrë nëpër vendbanime, ndërsa autoritetet kanë vërejtur disa kontakte të ngushta dhe sulme ndaj njerëzve.