Site icon Telegrafi

Një anije me refugjatë të vdekur arrin pran ishujve spanjolle

Ilustrim

Roja bregdetare spanjolle njoftoi se një anije me 47 refugjatë u gjet sot në arkipelagun e Kanaries, pranë ishullit të Tenerifes.

Nga 47, katër nuk kanë mundur të mbijetojnë gjersa tre prej tyre kanë djegie akute nga dielli, raporton reuters.

Numri i hyrjeve ilegale të refugjatëve në Ishujt Kanarie në anijet e improvizuara gjatë vitit 2020 është tetë herë më i lartë krahasuar me numrin e refugjatëve që hynë në Spanjë në 2019.

E njëjta deklaratë gjithashtu kujton se qindra njerëz humbën jetën duke u përpjekur të arrinin territoret Spanjolle në Ishujt Kanarie me anije të mbushura me njerëz, të paqëndrueshëm përmes ujërave të trazuara të Atlantikut.

Autoritetet Spanjolle arritën të sjellin 41,861 refugjatë në vitin 2020, e cila gjë është 29 për qind më shumë prej tyre sesa në 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version