Policia japoneze gjeti mbetjet e të paktën pesë personave në një varkë prej druri që dyshohet të ishte nga Koreja e Veriut në bregdetin e një prej ishujve të Japonisë të shtunën.
Policia japoneze bëri zbulimin në orën 9:30 të mëngjesit të kohës lokale të shtunën në ishullin Sado, i cili është jashtë bregdetit të prefekturës veri-perëndimore të Japonisë të Niigata, tha zyrtari i Gardës Bregdetare Kei Chinen, transmeton Telegrafi.
Policia gjeti kokat e dy personave, si dhe pesë skelete, tha Chinen, duke shtuar se shkaku i vdekjes është nën hetim.
Chinen tha se mbetjet ishin ‘skeletizuar pjesërisht’, duke sugjeruar se viktimat mund të kenë qenë në det për një kohë të gjatë.
Zyrtari nuk mund të konfirmonte menjëherë nëse kokat i përkisnin pesë trupave ose ishin nga dy persona të tjerë, duke thënë se po hetohet ky rast.
Një oficer policie së pari vuri re varkën prej druri të premten pasdite. Policia priti deri të shtunën para se të hynte në të për shkak të motit të paqëndrueshëm. /Telegrafi/