Një anije plotësisht autonome së shpejti do të fillojë udhëtimin përtej Atlantikut dhe nuk do të ketë asnjë ekuipazh në bord.
Është një anije e quajtur Mayflower 400, e cila do të lundrojë 5,630 km nga Plymouth në Mbretërinë e Bashkuar për në Massachusetts në SHBA dhe do të kryejë eksperimente shkencore gjatë udhëtimit të saj 12-ditor.
Anija operohet nga softueri i zhvilluar në bashkëpunim me IBM, i cili vepron si një “kapiten dixhital”.
Anija përdor radar standard dhe GPS për lundrim, si dhe gjashtë kamera që shërbejnë si “sytë” e saj dhe e lejojnë atë të shmangë anijet e tjera dhe rreziqet e mundshme.
Për shkak të faktit se nuk ka ekuipazh, as nevojën për të ruajtur gjërat dhe ushqimin, hapësira u përdor për teknologji. /Telegrafi/