Ish-futbollisti anglez Moses Swaibu nuk bëri emër në sportin që zhvillonte, por doli në qendër të vëmendjes duke kurdisur ndeshje, gjë që iu konfirmua në vitin 2015. Tani ai ka hapur “shpirtin” dhe ka treguar disa gjëra interesante.
Swaibu, i cili bëri karrierë në Crystal Palaceu pensionua në vitin 2013 në moshën 24-vjeçare për shkak të një skandali të madh. Dy vjet më vonë ai u shpall fajtor në Birmingham Crown Court dhe u burgos për 16 muaj.
Në një intervistë ekskluzive për The Athletic, ai ka hapur shpirtin dhe ka paraqitur disa informacione mjaft interesante. Ai zbuloi një skandal të mundshëm, përkatësisht si trukuesit i ishin afruar vazhdimisht lojtarëve të Chelseat.
Once a pro at Crystal Palace and Lincoln City, Swaibu was sentenced to 16 months in prison.
No subject is off-bounds: the bribes, the betting, the recruitment of others while at Bromley.
I’m grateful to @MosesSwaibu for speaking so openly.https://t.co/I95xePFJ8p
— Daniel Taylor (@DTathletic) January 12, 2023
“Lojtarët e Chelseat ishin të rrethuar nga fiksuesit e ndeshjeve. Ata u afruan dhe kjo vazhdoi për vite me radhë”, ka thënë Swaibu, i cili thekson se nuk ka asnjë provë që ndonjë nga lojtarët ishte dakord për këtë.
33-vjeçari zbuloi se është më e lehtë të bindësh një lojtar të rregullojë një ndeshje nëse luan në një klub më të dobët ose nëse paguhet më pak.
“Fiksimi i ndeshjeve nuk është thjesht të shkosh dhe të humbësh një lojë. Ka gjëra të tjera si “Moses, a e njeh mbrojtësin e majtë, a mendon se mund të marrë një karton të verdhë?”. Mund ta pyes atë dhe nëse ai thotë po, do të jap 10,000 dhe do t’i jap gjysmën e asaj shume”, shton Swaibu.
Ish futbollisti i dënuar ka ndryshuar tërësisht dhe tani po bashkëpunon me autoritetet në luftën kundër trukimeve. Ai shtoi gjithashtu se 61 për qind e fiksimeve të paligjshme të ngjarjeve sportive vijnë nga bota e futbollit, që është një shifër shqetësuese.
Mediat angleze kanë kontaktuar me Chelsean, por Stamford Bridge ende nuk ka dashur të komentojë për këtë temë. /Telegrafi/