Telegrafi

Një anëtar i stafit të administratës së Vladimir Putinit, rezulton pozitiv në testin e coronavirusit

Një anëtar  i stafit të administratës së presidentit rus, Vladimir Putin, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, konfirmuan nga Kremlini.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi për shtyp, Dmitry Peskov, ka deklaruar se presidenti rus po vazhdon punën si zakonisht.

Numri i të infektuarve nga coronavirusi në Rusi, ka shkuar në 1,036, ndërsa tre persona të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/