Prezantuesja Marina Vjollca është vënë shpesh herë në fokusin e mediave për bukurinë dhe elegancën e saj.
Ajo ka shumë ndjekës në rrjetet sociale, të cilët vazhdimisht njoftohen me më të rejat rreth saj.
Marina tash e një kohë bashkëjeton në Tiranë me reperin e njohur Getoar Selimi, dhe deri më tani duket se gjërat mes tyre kanë ecur vërtet mirë.
Së fundmi, bukuroshja Vjollca ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar se ka përgatitur mbrëmë një picë në kushte shtëpie.
Nga pamja duket se ajo e ka shijuar vërtet këtë gatim, gjersa ka treguar se di të jetë një amvise e mshkëlqyer për shtëpinë e saj. /Telegrafi/