Site icon Telegrafi

Një amerikane lind fëmijën e 19

Televizioni TLC, ka raportuar se 43-vjeçarja Michelle Duggar të premten ka lindur një vajzë me anë të operacionit cezarian, bën të ditur AP.

Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa është pagëzuar me emrin Josie Brooklyn.

Familja Duggar ka bërë të ditur se do të vazhdojë të shtohet, derisa Michelle të jetë në gjendje të lindë fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version