Një burrë nga Nju Jorku që jeton në Meksikë është me fat që është gjallë pasi disa burra e rrëmbyen atë dhe e mbajtën rob – duke kërkuar një shpërblim prej 200,000 dollarësh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëmbyesit i mbyllën sytë Joseph Constantine Buonincontri-t dhe e lidhën me kyçet e duarve dhe kyçet e këmbëve dhe e lanë thellë në një xhungël në Limones, Meksikë, një zonë e largët rreth 200 milje në jugperëndim të Kankunit.
Siç thuhet më tej, 35-vjeçari njujorkez ishte gjallë, por i lidhur në një kasolle, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Quintana Roo.
#ReporteRojo | Así fue el rescata por parte de Militares del norteamericano Joseph Constantine Buonincontri, secuestrado en la comunidad de Limones en el sur de #QuintanaRoo, en un paraje de la carretera #CarrilloPuerto–#Bacalar | #DelincuenciaOrganizada @lopezdoriga @CarlosLoret pic.twitter.com/QFkEjDtHW7
— Reporte Maya (@ReporteMayaMX) February 10, 2024
Rrëmbyesit nuk janë identifikuar apo kapur që kur Buonincontri u gjet më 4 shkurt dhe ishte i palënduar, sipas mediave lokale të lajmeve meksikane dhe zyrës së prokurorit.
Gjatë bisedës, Buonincontri thuhet se u tha ushtarëve se ishte nga Nju Jorku dhe po vizitonte një anëtar të familjes në Limones. /Telegrafi/