Një algoritëm i sapo zhvilluar mund të dallojë depresionin tek përdoruesit e Twitter me 88.39% saktësi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, algoritmi është zhvilluar nga studiues në Universitetin Brunel në Londër dhe Universitetin e Leicesterit.
Algoritmi përcakton gjendjen mendore të dikujt duke nxjerrë dhe analizuar 38 pika të dhënash nga profili i tyre publik në Twitter, duke përfshirë përmbajtjen e postimeve të tyre, kohën e postimit të tyre dhe rrethin e përdoruesve në rrjetet sociale.
Ekipi hulumtues thotë se sisteme të ngjashme mund të kenë një sërë përdorimesh të ndryshme në të ardhmen në platforma të shumta, të tilla si diagnostikimi i hershëm i depresionit ose hetimet policore.
“Ne testuam algoritmin në dy baza të dhënash të mëdha dhe krahasuam rezultatet tona me teknikat e tjera të zbulimit të depresionit”, ka thënë Prof. Abdul Sadka, Drejtor i Institutit të Ardhmërisë Dixhitale të Brunel.
“Në të gjitha rastet, ne kemi arritur të tejkalojmë teknikat ekzistuese për sa i përket saktësisë së klasifikimit të tyre”.
Duke përdorur grupin e të dhënave të depresionit të Tsinghua Twitter, ekipi arriti një saktësi prej 88,39%, ndërsa një saktësi prej 70,69% u arrit duke përdorur të dhënat e CLPsych 2015 të Universitetit John Hopkins.
“Çdo gjë që është mbi 90% konsiderohet e shkëlqyer në këtë aspekt. Pra, 88% për njërën nga dy bazat e të dhënave është fantastike”, ka vlerësuar Sadka. /Telegrafi/