Toni Jakimovski, shef i kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, gjendet në PSP për të dhënë dëshminë e tij rreth hetimeve që kjo prokurori i ka nisur, ndërkaq edhe ish-ministresha e punëve të brendshme, Gordana Jankuloska është paraqitur në PSP, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Jakimovski është i dyshuari i dytë nga pesë të akuzuarit ë lëndës ”Fortesa”, njiherit ka qenë i përfshirë në listën e 56 personave të falur të kryetarit Gjorge Ivanov, vendim që u tërhoq pas shumë trysnive vendore dhe ndërkombëtare.
PSP-ja kërkoi masa kujdesi ndaj Jakimovskit dhe marrjen e pasaportës, kërkesë që u hodh posht nga Gjykata penale në Shkup.
Jankuloska ka bërë të ditur se do të jep deklaratë pasi ta përfundojë dëshminë e saj. Edhe Jankuloska është pjesë e hetimeve të lëndës ”Fortesa”./Telegrafi/