Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Koçan-Delçevë, ku një person ka marr lëndime të rënda trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësi SPB-së në Shtip, Gordana Panajotova, për agjencinë e lajmeve AIM thas se identiteti i personit ende nuk është i ditur.
Aksidenti ka ndodhur në orën 15:50 mes një automjeti të me peshë të rëndë “Mercedes” me targa regjistrimi të Bullgarisë dhe një makinë “Opel” pa targa.
Në këtë aksident shoferi i veturës ka ngelur i lënduar, i cili menjëherë është transferuar në spitalin e Koçanit, por siç thotë Panatova, për shkak seriozitetit të lëndimeve të mara personi është dërguar në klinikën “Nënë Terezë” në Shkup, ku mjekët luftojnë për jetën e tij.
Inspektimi i vendit është bërë nga punonjësit e policisë dhe prokurori publik, ndërsa trafiku aktualisht në rrugën Koçan-Delçevë që dërgon në kalimin kufitar me Bullgarinë është i mbyllur në të dyja anët.
Pas inspektimit në vendin e ngjarjes pritet që komunikacioni të normalizohet. /Telegrafi/