Telegrafi

Një aeroplan i vogël rrëzohet në Kaliforni, humbën jetën një person dhe tre tjerë lëndohen

Një person humbi jetën dhe tre u lënduan kur një aeroplan me një motor u rrëzua në një parking në jug të Kalifornisë jugore, 135 kilometra larg Los Anxhelosit, thanë autoritetet lokale.

Aeroplani Cessna 172 me katër persona u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti French Valley në Murrieta rreth orës 14:45 me orën lokale, tha Administrata Federale e Aviacionit, transmeton Telegrafi.

Një person ka humbur jetën në vendin e aksidentit, ndërsa tre të lënduarit janë transportuar në spital.

Një person ka mbetur i lënduar rëndë, njoftoi shërbimi zjarrfikës në Twitter.

Në anën tjetër është bërë e ditur se autoritetet kanë filluar hetimet. /Telegrafi/