Një aeroplan rus shkaktoi një alarm urgjent duke ndërprerë një konferencë shtypi të dy presidentëve, atij lituanez dhe homologut të tij spanjoll.
Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, alarmi ndërpreu një konferencë të përbashkët shtypi që presidenti, Gitanas Nauseda, po mbante me presidentin spanjoll Pedro Sanchez.
Ata, siç thuhet më tej, ishin tre minuta në konferencën për shtyp dhe në mes të një “deklarate të përbashkët” kur një skenë kaotike u shpalos pas tyre gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Ndërkohë, janë raportuar edhe disa pamje që thuhet se tregojnë pamjet dramatike.
El despegue de un avión militar provoca una extraña interrupción de la rueda de prensa de Sánchez en una base del ejército de Lituania https://t.co/fLIIKGbQob pic.twitter.com/YrV09htY8j
— EL PAÍS (@el_pais) July 8, 2021
Mediat thonë se pilotët po i përgjigjeshin një avioni rus që fluturonte nga Kaliningrad që nuk kishte paraqitur një plan fluturimi.
“Aeroplani ishte në një mision urgjent dhe konferenca për shtyp do të fillojë së shpejti”, i tha zëdhënësi i presidentit lituanez agjencisë së lajmeve Reuters.
Zëdhënësi gjithashtu ka thënën se nuk kishte asnjëherë rrezik për dy udhëheqësit.
Dhe sapo rinisi konferenca për shtyp, Sanchez falënderoi pilotët spanjollë “për punën e palodhur që ata bëjnë për të mbrojtur integritetin territorial të Lituanisë siç sapo pamë”. /Telegrafi/