Një aeroplan mallrash rus që përdorej për dërgimin e mallrave midis Rusisë dhe Kinës mori flake kur i shpërtheu njëri prej motorëve.
Aeroplani Tu-204 u nis për në Zhangzhou të Kinës nga aeroporti Baikal në Ulan-Ude të Rusisë kur ndodhi incidenti, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, aeroplani shprazi karburantin dhe bëri një ulje emergjente me një motor, sipas Alexey Tsydenov, kreu i rajonit Buryatia.
Në bordin e aeroplanit ishin pesë anëtarë të ekuipazhit por askush nuk u lëndua.
“Dëgjova një shpërthim të fuqishëm që vinte nga lart”, tha një grua e cila ishte dëshmitare e rastit.
Pamjet që gjithashtu u raportuan nga mediet tregojnë se si momenti fluturonte derisa kishte marrë flakë.
Incidenti thuhet se kishte ndodhur të enjten. /Telegrafi/