Një aeroplan privat rus me gjashtë persona u rrëzua në një rajon malor në Afganistan pasi u zhduk nga radari më herët të shtunën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimit janë vendosur në vendngjarje pranë rrethit Zebak në provincën Badakhshan, 155 milje në veri-lindje të kryeqytetit Kabul.
Autoritetet ruse të aviacionit civil thanë se një Dassault Falcon 10 u zhduk me katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy pasagjerë në bord.
Ata theksuan se aeroplani i regjistruar në Rusi “ndaloi komunikimin dhe u zhduk nga ekranet e radarëve”.
Fluturimi filloi nga Aeroporti Ndërkombëtar U-Tapao-Rayong-Pattaya i Tajlandës.
Ndërkohë një video që qarkullon në mediat sociale thuhet se tregon tymin që ngrihet nga një vend ku raportohet se aeroplani është rrëzuar. /Telegrafi/