Një aeroplan mallrash nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që një pjesë të ekuipazhit thuhet se kishte rusë, është rrëzuar aksidentalisht në Sudan, ku një luftë civile po vazhdon,.
Aeroplani është rrëzuar gabimisht nga forcat e shpejta mbështetëse të Sudanit, ku po vazhdojnë luftimet mes tyre dhe forcave të rregullta të këtij shteti.
Pamjet nga vendi ku është rrëzuar aeroplani kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Sudan War Monitor ka publikuar fotografi të dokumenteve, që i përkisnin pilotëve që u gjetën në vendin ku është rrëzuar fluturakja.
Njëri nga pilotët kishte pasaportë ruse, derisa tjetri letërnjoftim që e identifikonte atë si inxhinier të FZC-së, aviokompani e Emirateve të Bashkuara që ka lidhje me Kirgizstanin.
У Судані, де триває громадянська війна, випадково збили вантажний літак з ОАЕ, екіпаж якого частково складався з росіян.
Відео – Sudan war monitor pic.twitter.com/zLVaVK2wXh
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) October 21, 2024
Në anën tjetër, ambasada ruse në Sudan ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit të mallrave – duke mbështetur pretendimet se bëhet fjalë për shtetas rusë që gjendeshin në bord. /Telegrafi/
Bad news: Russia sent an IL-76 military cargo plane full with weapons to a terrorist grouping in Sudan.
Good news: the terrorists have shot it down on friendly fire.
Ergo: dismantle Russia and you will be surprised how strongly world terrorism will declinepic.twitter.com/svkvuERIP8— Sergej Sumlenny, LL.M (@sumlenny) October 21, 2024
✈️🔥 In Sudan, an Il-76 cargo plane carrying Russians was shot down! pic.twitter.com/JoepmzEE9L
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) October 21, 2024