Site icon Telegrafi

Një aeroplan gjigant në dhomën e hotelit – burri ndan eksperiencën e çuditshme në rrjete sociale

Një burrë u bë viral pasi tregoi hotelin e tij që kishte një aeroplan gjigant në mes të dhomës.

Ryan Guy tha se u ndje si një “fëmijë gjigant me një lodër të madhe” kur hyri në dhomën e tij të hotelit për të gjetur një aeroplan “plotësisht funksional” pranë shtratit.

“Ishte shumë qesharake të zgjohesha, të shikoja dhe të thosha se ka një aeroplan në dhomën time”, tha 25-vjeçari.

Guy postoi një video në TikTok, e cila ka mbledhur mbi 20 milionë shikime ku zbulon Boeing 737, përcjell Telegrafi.

Aeroplani ishte i kompletuar me ulëse, drita që ndizen dhe një kabinë të plotë me butona dhe kontrolle.

@guyzerr There’s a plane in the room #hotel #plane #fyp #foryou #foryoupage ♬ original sound – Guyzer

Bëhet e ditur se dhoma ndodhet në hotelin Corendon New West në Amsterdam.

“Më mori pak kohë që të mësohesha me të, por pasi pashë përreth arrita të vlerësoja se sa bukur ishte vërtet të kisha një aeroplan në dhomën time të hotelit”, tha ai.

Dhoma e aeroplanit në hotel duket të jetë e vetmja “unike” e disponueshme, duke filluar nga rreth 310 dollarë për dy persona për një natë.

Guy ishte i impresionuar me hotelin dhe tha se “do të qëndronte 100% këtu përsëri” – vetëm për aeroplanin. /Telegrafi/

Exit mobile version