Site icon Telegrafi

“Një adresë në Bukuresht”, ditari gazetaresk i Nehat Islamit

Këtyre ditëve në botim të Shtëpisë botuese “Faik Konica” të Prishtinës, ka dalur libri i doajenit të gazetarisë, Nehat Islami “Një adresë në Bukuresht”, i cili është një ditar i tij, i shkruar me pedantëri, sharmë e mjeshtri.

Përmes këtij libri të rrallë, Islami ka dashur që të nxjerr nga hija e harresës disa nga shkrimet e tij, të botuara në periodikun e kohës.

Në libër spikasin intervistat me Viktor Eftimiun, Shimon Vizental, Aleksandër Stipceviq, Miroslav Kerlezha e me personalitete të tjera, por trajton edhe tema të ndryeshme si Variola Vera, Të huajt për Kosovën, Vlerat shqiptare, Dyndjet e popujve, etj.

Ky është libri i tij i dytë pas atij, “Hot Bejruti”, botuar me 2013-të. /Telegrafi/

SH.F.

Exit mobile version