Site icon Telegrafi

Një adoleshente u dhunua seksualisht në një qendër të trajtimit të coronavirusit në Indi

Një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare u dhunua seksualisht në një qendër trajtimi të coronavirusit në Indi, raporton CNN.

Autori i krimit ishte një 19-vjeçar, dhe Zëvendës Shefi i Policisë së New Delhi, Parvinder Singh tha që të dy nuk e kishin njohur më parë njëri-tjetrin.

“Përdhunimi ndodhi në një zonë të izoluar në një qendër të trajtimit të COVID-19, dhe 20-vjeçari, një mik i kryesit, e ndihmoi atë në krim”, tha Singh, transmeton Telegrafi.

I dyshuari dhe viktima ishin të dy pacientë në një qendër të trajtimit të coronavirusit në jug të kryeqytetit indian që ka 10 mijë shtretër.

Ndryshe, India deri më tani ka raportuar 1.29 milion të infektuarve dhe 30601 të vdekur. /Telegrafi/

Exit mobile version