Site icon Telegrafi

Një adoleshente sulmohet për vdekje nga peshkaqeni në një plazh të njohur në Australi

Një vajzë adoleshente ka gjetur vdekjen në një sulm të dyshuar të peshkaqenit në një pikë turistike në brigjet juglindore të Queensland, Australi.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në plazhin Woorim në ishullin Bribie rreth orës 16:45 të së hënës pas raportimeve për një ‘incident të kafshimit serioz të peshkaqenit’, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Mësohet se adoleshentja, 17 vjeçe, u sulmua teksa po notonte 100 metra në det të hapur në skajin juglindor të ishullit.

Ajo ka pësuar lëndime ‘katastrofike’ në pjesën e sipërme të krahut dhe trupit dhe nuk ka mundur të shpëtohet në vendngjarje.

Lloji i peshkaqenit të përfshirë është aktualisht i panjohur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë më shumë se një duzinë njerëzish të urgjencës në vendngjarje duke folur me plazhistët.

Woorim është një destinacion popullor dhe mbikëqyrja – edhe me dron – përdoret nga autoritetet për të monitoruar prezencën e peshkaqenëve në plazh. /Telegrafi/

Exit mobile version