Policia e Kavadarit ka dorëzuar kallëzim me shkrim në Prokurori për një djalë 17-vjeçar nga Kavadari për shkak të dëmtimit dhe hyrjes së paautorizuar në sistemet kompjuterike.
“Më datë 23 janar, në dhomën e zhveshjes së një salle ushtrimesh në Kavadar, i ka fotografuar kartat bankare një 45-vjeçari nga Kavadari, pas së cilës ka kryer disa transaksione në shtëpinë e tij dhe në këtë mënyrë ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm, prej 8948 denarë. Gjithashtu, më 26 janar në të njëjtën mënyrë ka dëmtuar edhe një banor 42 vjeçar nga Kavadari dhe me disa transaksione ka përfituar përfitim pasuror të kundërligjshëm prej 3.300 denarë”, njofton MPB.