Tetë persona nga rajoni i Tetovës, prej të cilëve një adoleshent, e kanë shkelur orën policore në ditën e fundit.
Siç informojnë nga SPB Tetovë, të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacion policor, ndërsa do të përgatitet masë adekuate, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë janë kryer 246 persona që ndodhen në izolim dhe 155 në vetizolim, tek të cilët nuk është vërejtur shkelje e detyrimeve”, thonë nga SPB Tetovë.
Ndryshe, për një muaj në Tetovë janë dorëzuar 64 kallëzime penale, ndaj 79 personave të cilët kanë shkelur orën policore./Telegrafi/