Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar nga Sri Lanka kontaktoi mjekët për shkak të dhimbjeve të padurueshme në stomak, kështu që ai u dërgua menjëherë në skaner.
Rezultatet treguan shkakun e problemit dhe mjekët u tronditën, transmeton dailymail.
Përkatësisht, në fshikëzën e tij është regjistruar një tel 20 centimetra, të cilin djali e ka futur në mënyrë të pavarur përmes kanalit urinar.
Ai ka shpjeguar se në këtë mënyrë ka intensifikuar orgazmën gjatë masturbimit.
🙏Lord have mercy 🤢
Doctors surgically remove 8inch-long wire from teenager's PENIS after it became stuck during a dangerous masturbation technique | Daily Mail Online https://t.co/GclRgBzSZL— LaurenAndTheGang22🍊 (@LaurenDoVale22) September 6, 2023
Ajo që ai nuk e priste ishte që teli të bllokohej dhe të shkaktonte probleme. Mësohet se adoleshenti ka pritur nëntë ditë pas “incidentit” për të kontaktuar mjekët.
Rasti nga Sri Lanka u publikua në një revistë mjekësore, ku u theksua se djali nuk vuante nga probleme serioze shëndetësore.
Mjekësia e njeh këtë fenomen si Polyembolokoilomania dhe adoleshenti u zbuloi mjekëve se kishte shtyrë objekte në trupin e tij për dy vitet e mëparshme.
Ai e bënte këtë të paktën tre herë në ditë dhe nuk i kontrollonte dot nxitjet.
Pas intervenimit ai ka marrë terapi, dhe është referuar për këshillim psikologjik. Megjithatë, ai u zhduk pa lënë gjurmë, ndaj mjekët nuk e dinë fatin e tij të mëtejshëm. /Telegrafi/