Telegrafi

Një adhurues hyn në fushë, e përqafoi Eriksenin e Danimarkës

Një adhurues i futbollit nga Kosova i pranishëm në stadium është siguruar që të rrëmbejë vëmendjen në minutat e fundit.

Një adhurues i ri i futbollit ka ndërprerë takimin mes Kosovës dhe Danimarkës në fund, duke u ikur zyrtarëve për siguri.

Ai kisthe qëllimin që të takonte superyllin e Tottenhamit, Christian Eriksen, të cilin arriti ta përqafonte.

Eriksen reagoi i qetë në këtë rast, duke pranuar me qetësi përqafimin e djaloshit, teksa aty ishte prezent edhe Bernard Berisha që qetësoi sigurimin i cili e largoi djaloshin nga terreni.

Ndeshja më pas vazhdoi normalisht dhe përfundoi me rezutlat 2-2.

Për Kosovën ky është rezultat i mrekullueshëm ndaj skuadrës që renditet e dhjeta në ranglistën e FIFA-s. /Telegrafi/