Një 84-vjeçare në Shqipëri është pacientja e radhës e shëruar nga coronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, transmeton Telegrafi.
“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin Infektiv e shëruar nga COVID-19, 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur coronavirusin”, ka shkruar ajo në Facebook.
Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 400 raste me coronavirus, 154 janë shëruar ndërsa 22 persona kanë humbur jetën./Telegrafi/