Telegrafi

Një 80 vjeçar që erdhi nga Italia dyshohet se është prekur nga coronavirusi, ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti futet në karantinë

Një person i moshës 80 vjeç i ardhur nga Italia në qytetin e Vitisë po dyshohet të jetë prekur me coronavirus.

Pas paraqitjes së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti me simptoma të dyshimta, është transportuar për në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Pacienti ka ardhur mbrëmë nga Italia, është lajmëruar në QKMF në Viti dhe pasi ka pas simptoma të dyshimta e kanë dërguar në emergjencë në Gjilan. Analizat i janë bërë dhe rezultatet dalin në ora 15:00, dhe nëse rezulton pozitiv atëherë është diçka tjetër por para rezultateve nuk është mirë me përhapë panik”, ka thënë Haliti.

Ai ka shtuar se i gjithë personeli mjekësor që kanë qenë në konkat me ambientin ku ka qëndruar pacienti janë futur në karantinë.

“Ne i kemi marrë të gjitha masat dhe i kemi futur në karantinë gjithë ekipin mjekësor në emergjencë. Janë diku 6-7 persona të cilët kanë qenë prezent”, tha Haliti.

Haliti shtoi se nëse rezultatet dalin pozitive atëherë do të veprojnë sipas udhëzimeve. /Telegrafi/

Këshilla si të mbrohemi nga Coronavirusi:

Si duhet pastruar duart në mënyrë efikase: