Site icon Telegrafi

Një 8-vjeçar nga Alabama është arrestuar pasi kishte vjedhur një veturë nën kërcënimin e armës, gjë që çoi edhe në një ndjekje nga policia

Një 8 vjeçar nga Montgomery të Alabama është arrestuar pasi kishte vjedhur një veturë nën kërcënimin e armës, gjë që çoi edhe në një ndjekje nga policia.

Incidenti ndodhi në fillim të javës kur Departamenti i Policisë në Montgomery u njoftua për një vjedhje veture.

Një dëshmitar, me nofkën “Snake” Knapp, pa fëmijën e vogël pas timonit të mjetit të vjedhur dhe menjëherë filloi ta ndiqte përpara se autoritetet lokale të arrinin në vendngjarje.

“Në momentin kur e kuptova që ai ishte vetëm një djalë i vogël, e dija se duhet ta ndiqja dhe të sigurohesha se nuk do të goditej askush e gjithashtu edhe se duhej të kapej sepse nuk doja që ai të drejtonte veturën në të gjithë Montgomery-n, në mënyrë që mos të shkaktonte ndonjë aksident ose ta lëndonte veten apo të tjerët”, deklaroi Knapp, raporton Car Scoops, transmeton Telegrafi.

8-year-old arrested in Montgomery carjacking, police chase

“Unë mendoj se prindërit thjesht duhet të dinë se ku janë fëmijët e tyre, çfarë po bëjnë fëmijët e tyre dhe thjesht të flasin me ta për këto lloj gjërash”, shtoi ai.

Knapp thotë se në një moment fëmija u ndal për të marrë dy të rritur brenda veturës. Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata u përpoqën të ndalonin hajdutin e ri, por ai nuk pranoi të ndalte veturën.

Ndjekja e policisë përfundoi vetëm në momentin kur ai e përplasi veturën e vjedhur në një tjetër veturë dhe duke tentuar që të largohej në këmbë. Ai u arrestua dhe u dërgua në Qendrën e Paraburgimit për të Miturit në Qarkun Montgomery.

Djaloshi është akuzuar për grabitje të shkallës së parë, tentativë arratisjeje dhe armëmbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version