Një 73-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë në Durrës pasi është mbytur në det.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
“Më datë 03.07.2020, rreth orës 19:12, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, shtetasi kosovar J.B., 73 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.