Site icon Telegrafi

Një 66-vjeçar tenton të hidhet nga kati i gjashtë në Pogradec

Një person i moshës 66-vjeçare ka kërcënuar sot të hidhet nga kati i gjashtë i një ndërtese në Pogradec.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:35, në lagjen numër 1 të qytetit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilat kanë zbritur të moshuarin dhe e kanë dërguar në spitalin e Pogradecit për kontroll mjekësor.

Ende nuk dihen arsyet që çuan të moshuarin drejt vendimit për të kryer vetëvrasje.

Exit mobile version