Site icon Telegrafi

Një 60-vjeçarit i merren 18.500 denarë, ka qenë i mashtruar

Dje në ora 15:30 në Stacionin Policor Veles një 60 vjeçar banor i komunës së Çashkës ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 18.500 denarë.

Sipas njoftimit, personi e ka telefonuar dhe i ka kërkuar një nder dhe është dashur të bëjnë marrëveshje në Shkup, ku personi kishte një depo.

Siç informon policia, personi i ka kërkuar që me të mbërritur në Shkup tjetrit t’i japë 18.500 denarë, të cilat do t’ia kthejë kur të takohen, por pasi i ka dhënë paratë dhe ka arritur në Shkup, disa herë ka tentuar të hyjë në kontakt me personin por pa sukses, pas së cilës ai kuptoi se ishte mashtruar.

Nga MPB theksojnë se po punojnë për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version