Një djalë 6-vjeçar që fluturonte i vetëm nga Philladelphia në Fort Myers, ‘ka futur gabimisht’ në një fluturim të 21 dhjetorit për në Orlando, tha të enjten një zëdhënës i Spirit Airlines.
Zëdhënësi tha se djali ishte gjithmonë nën mbikëqyrjen e një anëtari të ekipit të Spirit Airlines, dhe se familja e djalit ishte kontaktuar sapo zbuluan gabimin dhe se po kryhet një hetim i brendshëm, transmeton Telegrafi.
Gjyshja e djalit, Maria Ramos, i tha stacionit televiziv WINK-TV në jugperëndim të Floridës, se ishte hera e parë e djalit në një aeroplan.
“Ata më thanë, ‘Jo, ai nuk është në këtë fluturim. Ai e humbi fluturimin'”, i tha Ramos stacionit televiziv.
“I thashë: “Jo, ai nuk mund të humbte fluturimin sepse unë kam biletën e tij”, shtoi ajo.
Ramos tha se ajo vrapoi drejt aeroplanit dhe pyeti stjuardesën se ku ishte nipi i saj. Ajo tha se stjuardesa i tha se nuk kishte fëmijë në fluturim.
Spirit Airlines ofroi të rimbursonte fluturimin e djalit nga Fort Meyers në Orlando, por Ramos tha për WINK-TV se donte një shpjegim se si nipi i saj përfundoi në Orlando. /Telegrafi/