Telegrafi

Një 56 vjeçar nga Drenasi vdes nga coronavirusi, ishte punonjës i KEK-ut

Një punëtor 56-vjeçar i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur sot si pasojë e coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur KEK-u përmes rrjetit social Facebook.

Sipas njoftimit, viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot rreth orës 17:00.

Lexo po ashtu Edhe 145 të infektuar, 6 të vdekur dhe 171 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftim.