Site icon Telegrafi

Një 56-vjeçar dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Suharekës

Foto: Ilustrim

Një person pa shenja jete është dërguar në emergjencën e qytetit të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Telegrafin se viktima është një 56-vjeçar.

“Më datë 17.08.2024 pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, tha ai.

Bytyqi shtoi se policia ka dalë në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.  /Telegrafi/

Exit mobile version