(E plotësuar) Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se ka marrë një informatë se një veturë është gjendur e hapur buzë liqenit, afër fshatit Livoq të Epërm.
Si rezultat, Policia ka bërë të ditur se ka dalë me urgjencë në vend të ngjarjes dhe janë thirrur edhe njësitet relevante.
Ndërkohë, Telegrafi merr vesh se nga aty është nxjerrë një trup i pajetë, i cili dyshohet të jetë i një 53 vjeçari nga Gjilani.
————————————————————————–
Një 53-vjeçar dyshohet se ka rënë në liqenin e Livoqit – policia jep detajet
Policia e Kosovës e ka marrë një informatë se një veturë gjendet e hapur buzë liqenit, afër fshatit Livoq i Epërm.
Me këtë rast, Policia ka bërë të ditur se ka dalë me urgjencë në vend të ngjarjes dhe janë thirrur edhe njësitet e tjera relevante dhe zhytësit e FSK-së.
“Për shkak të kushteve jo të përshtatshme në errësirë është ndërprerë kërkimi nga zhytësit dhe në vend të ngjarjes ka qëndruar një patrullë e policisë. Sot, nga orët e mëngjesit njësitet relevante janë në kërkim të cilët gjenden edhe tani”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, viktima dyshohet të jetë shqiptar nga Gjilani, rreth 53 vjeç. /Telegrafi/