Këngëtarja e njohur amerikane, Jennifer Lopez, po vazhdon të sjellë imazhe të ndryshme atraktive.
Vetëm gjatë ditës së djeshme (e diel) i ka mjaftuar që përmes disa postimeve të merr vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.
Fotografitë e ndara me 131 milionë ndjekësit e saj e shfaqnin të mrekullueshme, teksa ishte e veshur me bikini.
Sikurse një 51-vjeçare, Lopez ka theksuar linjat trupore, për të cilat kujdeset në masë të madhe përmes ushtrimeve.
Imazhet janë shkrepur ndërsa merrte poza në ujë, ndërsa duart i mbante lartë duke kapur flokët e lagura.
Aktorja e filmit “Hustlers” pothuajse gjatë gjithë javës është parë duke shfaqur tiparet trupore, për të cilat komentohet pozitivisht.
Theksojmë se Jennifer është duke punuar në një film të ri “Marry Me”, së bashku me aktorin Owen Wilson. /Telegrafi/