Site icon Telegrafi

Një 47-vjeçar në Dardani të Prishtinës bie nga objekti dhe vdes, policia flet për dyshimet e para

Foto: Arkiv

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen Dardania të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar për Telegrafin se rreth orës 20:45, janë njoftuar se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Dardania në Prishtinë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç”, ka njoftuar Borovci.

Dyshimet e para sipas policisë janë për një vetëvrasje, por që hetimet do të vazhdojnë.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar Borovci./Telegrafi/

Exit mobile version