Vito Banushi u vetëvra në banesën e saj dhe u gjet nga familjarët të cilët dëgjuan krismat e armës.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mësohet se 44 vjeçarja kishte probleme me bashkëshortin e saj dhe ishte në prag divorci, gjë që mund ta ketë çuar atë në vetëvrasje.
Bedrie Hoxha u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Eder Haxhia. Cifti i të rinjve kishin vetëm pak kohë që ishin martuar.
23 vjeçari qëlloi me armë bashkëshorten e tij pas një grindje në banesën e tyre.
23 vjeçari ka qënë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe është larguar menjëherë nga vendnjgjarja pasi vrau bashkëshorten por nuk mundi t’I shpëtojë arrestimit nga forcat e policisë. /Telegrafi/