Site icon Telegrafi

Një 43 vjeçare nga Drenasi, bën vetëvrasje në QKUK

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një femre në QKUK. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agon Borovci, dyshohet se 43-vjeçarja ka bërë vetëvrasje.

“Nga informacionet e para që ka Policia, dyshohet që: viktima femër, 43 vjeçe, paciente në një nga klinikat e QKUK-së, për shkaqe ende të panjohura të ketë bërë vetëvrasje duke u hedhur nga një prej klinikave. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që mund të kenë sjellë deri te kjo ngjarje”, ka theksuar ai për Gazën Blic.

Sipas burimeve, e njëra vuante nga depresioni, ndërsa ishte nga Komuna e Drenasit.

Exit mobile version