Site icon Telegrafi

Një 41-vjeçar nga Shqipëria ka ndërruar jetë në RMV duke punuar në një vend ndërtimi

Një shtetas nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë pasi që ka marrë lëndime të rënda gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Ballanc të Komunës së Qendër Zhupës, informojnë nga SPB Shkup.

Siç informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski, bëhet fjalë për një 41-vjeçar, banor të Peshkopisë.

“Dje rreth orës 16:20, në Sektorin për Punë të Brendshme në Dibër është paraqitur se T.D. (41) nga Peshkopia e Republikës së Shqipërisë, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në fshatin Ballancë, Komuna e Qendër Zhupës, është lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë”, tha Dimovski.

Pas fatkeqësisë, në vendin e ngjarjes ekipet policore dhe autoritetet nga Inspektorati Shtetëror i Punës kanë kryer ekspertizë.

Exit mobile version