Telegrafi

Një 37 vjeçar nga Gjilani, vdes duke punuar në kanal

Një 37 vjeçar nga Gjilani ka vdekur në mënyrë aksidentale sot, deri sa ishte duke punuar në një kanal.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me 22 shtator rreth orës 11;30 Policia e Kosovës është njoftuar se një person është sjellë në qendrën emergjente në Gjilan i lënduar rëndë. Nga hetimet e para mësohet se derisa viktima shqiptar shtetas i Kosovës 37 vjeç me banim ne Gjilan ishte duke punuar në një kanal është shembur dheu dhe si pasojë ai ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se viktima është dërguar ne Spitalin Rajonal në Gjilan ku edhe përkundër ndihmës që kanë tentuar ti japin mjekët ata vetëm kanë mundur me konstatuar vdekjen e tij.

Mësohet se personi në fjalë ishte duke punuar afër shtëpisë së tij në hapjen e një kanali privat.

“Policia e Kosovës, njësitet përkatëse dhe prokurori i shtetit kane dal ne vendin e ngjarjes. Ne bazë të rrethanave ne të cilat ka ndodhur rasti dhe deklaratave te dëshmitare okular dhe familjarëve te viktimës është vërejtur se rasti ka qen aksidental, për çka edhe nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar “vdekje aksidentale”, ka thënë Hashani./Telegrafi.