Zyra e jashtme për çështje kriminale Resnjë ka paraqitur kallëzim penal kundër P.N. (35) nga Resnja, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.
Më 14.02.2023, në rrugën Markova Nogë – Makazi, afër fshatit Grnçari, automjeti i denoncuar “Volkswagen Golf” nuk është ndalur në shenjë ndalese të dhënë nga punonjësit e policisë, ndërsa ajo me automjetin ka tentuar të godasë policinë./Telegrafi/